Makina del nga rruga pas aksidentit, përplas 3 të mitur në Kamëz

policia e tiranes 1100x620

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Kamzë, ky dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke përplasur 3 fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë të ditur për A2 se dy prej tyre, motër e vëlla, kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor, pasi kanë pësuar frakturë në parakrah (vajza) dhe në kërcirin e këmbës (djali).