Mbërrijnë një pjesë e dozave të Pfizer në Rinas, Rama: Do të lëvrohen deri në 20 prill

Pfizer vaksina rinas 1100x620

Një tjetër sasi dozash vaksine, kësaj radhe të kompanisë Pfizer, ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka pohuar kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

🔴 Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill💪Vazhdojmë me…

Posted by Edi Rama on Monday, April 5, 2021

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, ishin fjalët e kryeministrit në profilin e tij zyrtar të Facebook.