Mbeturinat në Kukës, qyteti ndotet edhe me maskat e hedhura kudo

Qyteti i Kukësit veçanërisht në zonat periferike të tij vazhdon të jetë i ndotur me papastërti nëpër rrugë, e parqe publike. Përveç plehrave të hedhura kudo, ne kete periudhe pandemie ndotjes i janë shtuar edhe maskat anticovid nga njerëz të papërgjegjshëm.

Maskat mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk janë aspak të vlefshme nëse ato hidhen në ambientet e përbashkëta publike pasi përhapja e virusit Covid-19 përshpejtohet në këtë mënyrë.

 Ashtu si edhe në disa zona të tjera të qytetit edhe në zonën e quajtur Zabel, vihet re ndotja e vendit nga maskat. Zona është afër spitalit të qytetit afër.

Kjo ka sjellë edhe shqetësim për banorët dhe për ata që kalojnë shpesh për të kryer sherbimet e tyre në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit.

Mjekët këshillojnë që për të hequr maskën duhet kapur nga lidhëset dhe pas te mbyllet në nje qese te hidhet në kosh.