Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mediu: S’ka turp më të madh për një shtet se sa të tallet me qytetarin

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 15:02 | Politikë
Mediu: S’ka turp më të madh për një shtet se sa

Kandidati  “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me banorë dhe biznese në zonën e Fushës së Aviacionit, në njësinë nr.7 në Tiranë.

Mediu, gjatë takimeve të tij, e vuri theksin mbi problemet e pronës dhe legalizimit dhe premtimet e pambajtura nga qeveria për legalizimin e saj.

“Nuk ka turp më të madh për një shtet se sa të tallet me qytetarin, që të diskutojë pas 30 vjetësh duhet apo nuk duhet legalizuar. Ky është shteti që është ndërtuar në këto 8 vite. Nuk ka dallim mes të majtëve dhe të djathtë, pasi të gjithë vuajnë sot nga papunësia, vuajnë nga pamundësia për të pasur një shtet që t’i trajtojë si të pabarabartë përballë ligjit”, u shpreh Mediu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani