Momenti i shpërthimit të një varke, që plagosi rëndë 4 persona

Momenti kur një varkë ka shpërthyer në flakë, duke plagosur rëndë 4 persona, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në Australi, pranë Ishullit Dangar.

Një grup personash shihen duke u relaksuar në dok, pranë mjetit lundrues, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Në total pësuan djegie 8 persona, por 4 prej tyre u futën në koma të induktuar për shkak të djegieve më të rënda.