Moto GP, Fabio Kuartararo triumfoi në Çmimin e Madh të Dohas

MOTO GP QUARTARARO frame 416 1100x620

Fabio Kuartararo triumfoi në Çmimin e Madh të Dohas në MotoGP. Në garën e dytë të Botërorit, të zhvilluar sërish në Katar, piloti francez ia doli të sigurojë suksesin e parë sezonal për Jamahan, ndërsa e mbylli garën përpara dyshes së Dukatit, Johan Zarko dhe Horge Martin.

Fituesi i garës së kaluar, italiani Banjaja e kaloi i gjashti vijën e finishit ndërsa përpara tij, flamurin me kuadratë e pa spanjolli Maverik Vinjales.

Vendi i shtatë për kampionin në fuqi Joan Mir, ndërkohë që vetarani i këtij sporti, Valentino Rosi, e mbylli garën i 16-ti.