Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ndjekësit "masakrojnë" Cher pasi bëri një postim për George Floyd, këngëtarja kërkon falje

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 14:46 | Showbiz
Ndjekësit "masakrojnë" Cher  pasi bëri një postim

Këngëtarja Cher postoi një status për George Floyd në Twitter, por njerëzit duket se nuk e pritën shumë mirë.

74-vjeçarja tha se mund ta kishte ndihmuar Floyd, nëse do të kishte qenë në Minneapolis në atë kohë.

"Po flisja me mamanë dhe ajo më tha: Pashë gjyqin e policit që vrau George Floyd dhe qau. I thashë që tingëllon si çmenduri, por, kam menduar se nëse do të kisha qenë aty, mund ta kisha ndihmuar.”

Kaq mjaftoi që këngëtarja të kritikohej ashpër nga ndjekësit, të cilët e akuzuan si "white saviour ose shpëtimtarja me lëkurë të bardhë".

E gjendur në këtë situatë, Cher kërkoi ndjesë publike duke thënë:

"Ndonjëherë i lëndon njerëzit pa e ditur se çfarë nuk është e papërshtatshme. Më vjen shumë keq për ata që mërzita në komunitetin e njerëzve me ngjyrë."

A2 CNN Livestream

Dita jonë