Neymar-PSG, akord për rinovimin e kontratës

neymar

Paris Saint Germain dhe Neymar, një histori e destinuar të vazhdojë. Ylli brazilian është pranë rinovimit me klubin francez, deri në vitin 2026.

Sipas lajmeve të raportuara gjatë orëve të fundit nga TeleFoot, duket se braziliani ka firmosur edhe parakontratë me skuadrën pariziene për rinovimin e kontratës.

Neymar u transferua te Paris Saint Germain në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro, duke vendosur një rekord absolut në merkaton e transferimeve.