Pako e dyshimtë në shtëpinë e presidentit të Emilia-Romagna-s, forcohen masat e sigurisë

stefano 1100x620

Një pako e dyshimtë është dorëzuar në shtëpinë e presidentit të rajonit të Emilia-Romagna-s Stefano Bonaccini në provincën e Modenas në Itali. Dy burra u paraqitën në shtëpinë e presidentit të Emilia-Romagna-s me një pako kartoni, sipër së cilës ishte një fletë me fjalët “Frode Covid” (mashtrimi Covid). Karabinierët u njoftuan menjëherë dhe e këshilluan presidentin të linte pakon jashtë shtëpisë, si edhe morën masa për të forcuar sigurinë e presidentit Bonaccini.

Dy burrat që u paraqitën në shtëpinë e presidentit me paketën i thanë atij që spitalet ishin bosh dhe se bllokimi i largon njerëzit nga vendet e punës. Më pas ushtria kontrolloi përmbajtjen e paketës, duke gjetur materiale mbeturinash.

Karabinierët vazhduan me hetimet e nevojshme të çështjes, mbi të cilën ata do të raportojnë te Prokurori Publik i Modenas. Në fletën sipër paketës shkruhej “Dërguesi. O.s.s., fëmijë, familje, kompani, popull italian (që respekton Kushtetutën). Mashtrimi Covid”.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte