Pandemia koronavirus, Greqia nis procesin e rihapjes

Pasi lehtësoi masat për sa i takon lëvizshmërisë, sot Greqia fqinje hap dyqanet, por jo ato në qendrat tregtare.

Bashkësia e Sipërmarrësve në të gjithë vendin e mirëpriti vendimin e Komitetit të Ekspertëve dhe ofron deri në 70 për qind ulje në artikujt e tyre për të gjithë qytetarët që prej muajsh kanë humbur rastin të bëjnë blerje si pasojë e izolimeve.

Por një vendim i tillë nuk parashikon të njëjtën gjë në rajonet e Kozanit, Patrës dhe Larisas ku përhapja e virusit paraqitet më problematike.

“Situata do të mbahet nën kontroll”, tha kryeministri Mitsotakis, “dhe nëse gjërat shkojnë mirë pas Pashkës do të hapim baret dhe restorantet.