Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Polici vret një 13-vjeçar në Çikago, rritet zemërimi i bashkësisë hispanike

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 16:48 | Bota
Polici vret një 13-vjeçar në Çikago, rritet

Tronditje në Çikago, pasi policia vrau një djalë 13-vjeçar hispanik, të quajtur Adam Toledo, në atë që u konsiderua një "konfrontim të armatosur". Adoleshenti ishte zhdukur për disa ditë nga shtëpia dhe mëngjesin e 29 marsit një oficer policie e qëlloi për vdekje pasi e ndoqi në një rrugicë.

Kjo ngjarje ka rritur zemërimin e bashkësisë hispanike, e cila bën thirrje për drejtësi dhe të hidhet dritë mbi këtë çështje, ndërsa hetuesit njoftuan se sot ata synojnë të publikojnë videon e të shtënave. Agjenti i përfshirë është pezulluar përkohësisht nga shërbimi.

Nëna e viktimës, Elizabeth Toledo, i bëri thirrje policisë për transparencë, duke deklaruar: "Unë thjesht dua të di se çfarë ndodhi me të vërtetë me fëmijën tim". Dhe Kryetari i Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot, menjëherë kërkoi që imazhet e policëve të xhirimeve të bëheshin publike.

Policia tha se oficerët u thirrën rreth orës 2:30 të mëngjesit në një adresë në “Little Village”, një lagje kryesisht e Amerikës Latine në perëndim të metropolit, duke iu përgjigjur raporteve të të shtënave me armë. Policët panë dy persona në një rrugicë dhe filluan t'i ndiqnin. Një djalë 21-vjeçar u arrestua, ndërsa një agjent që ndiqte Adamin qëlloi një herë, duke e goditur dhe vrarë atë në çast. Sipas raportit të parë të oficerëve, 13-vjeçari ishte i armatosur me një pistoletë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë