Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani nis zyrtarisht punën

Vjosa Osmani, nisi zyrtarisht punën si Presidente e Kosovës. Në zyrën e saj të re bëri betimin pasi ushtruesi i detyrës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ia dorëzoi postin e presidentit.

Nga aty mbajti dhe fjalën e parë si presidente. Megjithatë procesi për votimin e saj në parlament nuk ishte i lehtë. Politikania 38-vjeçare, e lindur në Mitrovicë, ka marrë 71 vota në raundin e tretë të votimeve.

Në raundin e parë Osmani mori 69 vota, të pamjaftueshëm për atë fazë, kurse kandidati tjetër Nasuf Bejta nuk arriti të marrë asnjë votë, ndërkohë që në raundin e dytë votat e pjesëmarrësve kanë qenë 82, 11 prej të cilëve të pavlefshëm, dhe 4 për kandidatin Nasuf Bejta, me 67 vota për Osmanin.

Në fjalën e saj të parë si Presidente, Osmani u shpreh falenderuese për përgjegjësinë që iu dha, dhe ndër të tjera iu përcolli një mesazh grave kosovare.

Një koment për zgjedhjen e Osmanit presidente pati edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se në këtë proces nuk pati humbës por se fitues janë të gjithë. Bashkë me disa ministra të kabinetit qeverisës, ai bëri një vizitë në presidencë për të uruar Osmanin për zgjedhjen.