Presidenti i Argjentinës infektohet me koronavirus, pasi mori vaksinën

1 16 600x338

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka rezultuar pozitiv me koronavirus, dy muaj pasi mori vaksinën Sputnik V të prodhuar nga Rusia. Fernandez mori dozën e tij të parë të kësaj vaksine në 21 janar, dhe të dytën në shkurt.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti tha se kishte ethe dhe dhimbje kokë dhe kishte rezultuar pozitiv.

“Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.”, u shpreh ai.

Sipas ekipit mjeësor që kujdeset për të, shëndeti i udhëheqësit 62-vjeçar mbetet “i qëndrueshëm dhe në parametra brenda kufijve normalë”.

Argjentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që shpërndau vaksinën Sputnik V në fund të dhjetorit, me blerjen e 25 milionë dozave.