Rama-Manastirliu në Pogradec: Këtë javë presim doza të tjera, do ulim fashën e vaksinimit për moshat 65 vjeç

WhatsApp Image 2021 04 05 at 12.29.54 PM 600x338

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Pogradec. Manastirliu tha se po përgatiten për të ulur fashën në mbi 60 vjeç.

“Procesi po ecën shumë mirë, me ritme shumë të mira. Sot do të arrijmë 200 mijë vaksinime. Ndërkohë që përgatitemi të ulim fashën tek 65 vjeç dhe 60 vjeç për të sëmurët kronikë”, njoftoi Manastirliu.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka dhënë lajmin se këtë javë pritet të vijnë doza të konsiderueshme vaksinash.

“Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, që japin mundësi të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Dhe po ashtu duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë vaksinat janë në dispozicion. Besoj që po këtë javë do të kemi edhe një lajm tjetër, për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera”, bëri me dije Rama.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 192,882 vaksinime.