Rama përshendet zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës

23 SHKURT EDI RAMA frame 58 1100x620

Kryeministri Edi Rama Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila u mori detyrën e kreut të shtetit gjatë votimit në raundin e tretë në Kuvend.

Rama thotë se zgjedhja e Osmanit garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar te puna.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkroi Rama në Twitter.