Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Ta bëjmë një “tërmet” në Vlorë, Gjiknuri: Kam qejf ta them edhe një herë atë fjalë

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 14:31 | Politikë
Rama: Ta bëjmë një “tërmet” në Vlorë,

Kryeministri Rama i ka kërkuar koordinatorit të fushatës së PS në Vlorë, që dëshiron të shohë “tërmet” në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama shfaqet duke komunikuar në telefon me Gjiknurin.

“Do e bësh tërmet Vlorën, apo jo?”, e pyet kryeministri. “Po, kam qejf që të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë, aty e ka lezetin”, përgjigjet Gjiknuri. “Forca ta bëjmë një tërmet atje”, i thotë Rama.

Fjala “tërmet” e përdorur nga Gjiknuri doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku deputeti socialist komentonte fitoren në zgjedhjet lokale në Dibër, në vitin 2016.

Gjatë telefonatës, Rama e pyet Gjiknurin edhe për atë që e konsideron pjesëmarrjen e presidentit Meta në fushatë. “Presidenti vjen se atë punë ka. Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij. Punon prapa dyerve”, i thotë Gjiknuri. “Me OFL? Apo kap çfarë të kapësh, ku të dalë?”, pyet Rama, duke marrë si përgjigje nga Gjiknuri: “LSI këtu sikur e ka humbur toruan... nuk e gjen veten”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë