Reperi DMX në intubim, dyshohet pas një mbidoze

Reperi DMX ka përfunduar në spital dhe vijon të mbetet në intubim, pas një infarkti të pësuar të premten, tha avokati i tij, Murray Richman, për CNN.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar shkaku i atakut në zemër, media të ndryshme amerikane thonë se ka ardhur për shkak të një mbidoze me lëndë narkotike.

Richman tha se ka qenë në kontakte gjatë gjithë ditës së shtunë me familjarët e DMX, dhe 15 fëmijët e tij, të shpërndarë në disa shtete amerikane, po kthehen për të qëndruar pranë babait të tyre në këtë moment delikat për jetën e tij.

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”. 50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”.

Ai është emëruar tri herë për Çmimet “Grammy” në vitet 2000 dhe 2001.