Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sfida e polemikave, Juventusi sfidon Napolin për Champions dhe... trajnerin

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 13:50 | Futboll
Sfida e polemikave, Juventusi sfidon Napolin për Champions dhe... trajnerin

Dalja nga gara për titullin mund të shoqërohet edhe me një dalje nga zona e Champions League, nëse skuadra nuk bën kthesën në javët e mbetura.

Juventus kërkon të shmangë atë që do ishte një dështim total i sezonit, edhe pse edhe paraqitja e këtij viti është shumë larg asaj që bardhezinjtë kishin projektuar në fillim të kampionatit. Këtë të mërkurë Zonja e Vjetër ndeshet me Napolin, për takimin e prapambetur dhe aq shumë të përfolur të javës së tretë të Serisë A.

Dueli është vendimtar për skuadrën e Andrea Pirlos. Fillimisht për faktin se të dyja skuadrat luajnë për një vend në Champions League. Juventusi aktualisht renditet në vendin e katërt dhe Napolin në të pestin, por të dy ekipet kanë të njëjtën kuotë pikësh, nga 56. Arsyeja tjetër është pozicioni i Pirlos si trajner, ndërsa me një tjetër disfatë, tekniku italian mund t’i thotë lamtumirë stolit të bardhezinje. Për më tepër kur, drejtuesit e Juventusit monitorojnë prej kohësh Allegrin për një rikthim të mundshëm, ndërsa ka patur dhe një takim së fundi mes trajnerit livorian dhe presidentit Agnelli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë