Shpërthim eksplozivi në qendër të qytetit të Lushnjes

Untitled collage 2021 04 05T083142.356 1100x620

Një shpërthim është dëgjuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes, që mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi.

Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në një ambient në lagjen “Skënder Libohova” në pronësi të shtetasit A.A. që më parë kishte shërbyer si lokal.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i ambientit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënie e autorëve përpara drejtësisë.