Teuta tërhiqet nga Final 8, Rahoveci në gjysmëfinale

teuta basketboll 600x338

Klubi i Teutës ka njoftuar zyrtarët e Ligës Unike se, në pamundësi për t’u organizuar për një kohë të shkurtër, nuk do të marrin pjesë në Final 8.

Pas tërheqjes së Teutës, skuadra e Rahovecit do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku pret finalistin e përballjes Peja-Vllaznia.

Garat e Ligës Unike do të zhvillohen në format të “Final 8”, me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec, më datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.