Zgjedhjet në Bullgari, sondazhet nxjerrin fitues Borisov

borisov 1100x620

Bullgaria mbajti ditën e djeshme zgjedhjet parlamentare, ku partia konservatore Gerb e kryeministrit në detyre Bojko Borisov sipas të gjitha sondazheve kryeson rezultatin.

Këtë thonë të paktën mediat vendase që i referohen exit poll-eve të para pas mbylljes së procesit të votimit.

Sipas të dhënave të deritanishme, Gerb ka marrë 25 për qind të votave e ndjekur nga partia “Ka një popull” e yllit televiziv Slavi Trifonov në vendin e dytë me 17,1 për qind të votave.