Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Asistenti e postoi pa leje, familja Kardashian po punon që "të zhdukë" nga interneti foton me bikini të Khloes

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 11:34 | Showbiz

Në internet qarkullojnë mijëra fotografi te vajzave të klanit Kardashian-Jenner, megjithatë mes tyre ka dhe disa shkrepje që ato do të dëshironin “t’i zhduknin” sa më parë.

Kështu stafi i familjes po punon me kohë të plotë për të hequr nga qarkullimi një fotome bikini të Khloe Kardashian, krejtësisht të paedituar dhe pa filtra.

Tracy Romulus, shefe e marketingut të kompanisë së familjes thotë se imazhi është i bukur, por u postua pa leje nga një asistent i rjeteve sociale.

"Është brenda të drejtës së pronarit që të dëshirojë që ai imazh të mos publikohet.", thekson Romulus.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që anëtarët e kësaj familje kanë të njëjtën kërkese, por në internet asgjë nuk humbet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë