Britania shqyrton përdorimin e kufizuar tek të rinjtë të AstraZeneca-s. BE bllokon 3.1 mln doza për Australinë

vaksina astrazeneca 600x338

Agjencia britanike e barnave në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrton një propozim për të kufizuar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për të rinjtë. Ndërkohë edhe Agjencia Europiane e Barnave EMA është duke shqyrtuar rrezikun në përdorimin evaksinës AstraZeneca dhe lidhjet e mundshme me trombozën. Agjencia nuk ka arritur ende në një përfundim, por ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi deri të enjten për këtë çështje.

Ndërkaq Bashkimi Europian ka bllokuar dërgesat e 3.1 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca për Australinë.

Kjo u raportua nga një burim i qeverisë australiane, sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Reuters ekskluzivisht në faqen e saj të internetit.

Deri më tani, Australia kishte konfirmuar vetëm bllokimin e 250 000 dozave të AstraZeneca nga BE.