Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Certifikatat e imunitetit janë “normaliteti i ri””

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 15:09 | Bota
“Certifikatat e imunitetit janë “normaliteti i ri””

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, thotë se certifikatat e imunitetit ndaj Covid-19 do të jenë diçka e zakonshme që do të kërkohet për udhëtimet ndërkombëtare. Gjatë një vizite në një fabrikë të AstraZeneca, ai shtoi se ajo nuk do të kërkohet për të lëvizur brenda vendit.

“Dyqanet do të rihapen, ashtu edhe birraritë dhe restorantet me ambiente të hapura. Nuk iu nevojitet asgjë, asnjë lloj certifikate për t’i frekuentuar. Nuk do iu duhet asgjë as kur të rihapen ambiente e brendshme të restoranteve dhe pubeve më 17 maj. Sigurisht, njësoj si edhe shtetet e tjera, ajo që po shikojmë është roli i pasaportave të vaksinimit për udhëtimet ndërkombëtare.

Mendoj se kjo do të bëhet diçka e zakonshme, me shumë mundësi. Shumë vende të tjera po e marrin parasysh. Mendoj se do të shqyrtojmë edhe mënyra të tjera që provojnë se një person nuk është përçues i virusit. Para se të gjithash, imuniteti juaj, nëse e keni, do të jetë i rëndësishëm. Së dyti, vaksinimi do të jetë i dobishëm, por mos harroni edhe rëndësinë e testimit.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli