Çfarë duhet të dini për të nisur ditën?

MB SORECA frame 662 1100x620

Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca: Kemi besim te institucionet, partitë të përqendrohen në programet e tyre

Partitë dhe kandidatët duhet të përqendrohen në programet e tyre dhe reformat për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Është ky mesazhi i shpërndarë mbrëmë në rrjete sociale nga ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca. Kjo thirrje vjen pas thirrjes së asaj të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cili kërkoi nga subjektet politike dhe aktorët e tjerë që të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira të ndershme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Ne pajtohemi me Celibashin. Kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ”, shkroi Soreca.

Demokratët në Senatin amerikan kërkojnë rritje të taksave mbi korporatat

Sikurse e paralajmëroi ish-presidenti Trump, demokratët në senatin amerikan kërkuan ndryshime madhore në ligjin për korporata duke nënkuptuar rritje të taksave. Në këtë formë, ata hedhin poshtë ligjin e miratuar në administratën e mëparshme që i lejon të kompanitë të mund të kthenin në SHBA, fitimet që kishin bërë jashtë vendit me përqindje më të ulëta taksash. “Shumë nga këto kompani nuk i transferonin aspak këto fitime në SHBA. Ata që i transferonin, e bënin për të blerë aksionet e kompanive të tyre,” tha një senator për gazetarët.

Ulja e tensioneve, zyrtarët e lartë të BE sot në Turqi

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndalen sot në Ankara të Turqisë, në lidhje me dialogun dypalësh. Pritet që gjatë vizitës, të dy zyrtarët e lartë t’i tregojnë presidentit Erdogan kushtet e bllokut për përmiresimin e marrëdhënieve pas uljes së tensioneve. Nëse vendet e bllokut kërkojnë një qëndrim strikt ndaj Turqisë në rrugën e saj europiane dhe plotësimin e kushteve, Ankaraja zyrtare pret nga BE një përgjigje në lidhje me refugjatët sirianë të bllokuar në kufi.

Greqia nuk heq dorë nga dëmshpërblimi për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë. Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore. “Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme për mediat. Qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mesa duket nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj që zunë fill që në kohën kur ishte në opozitë dhe qeveria e mëparshme i paguante Gjermanisë borxhin e marrë ndaj bllokut.

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi

Te paktën 157 viktima dhe dhjetëra të zhdukur raportohen nga përmbytjet dhe erozioni i dherave që solli cikloni tropikal në Indonezinë e largët dhe Timorin Lindor. Lajmi konfirmohet nga Qendra Indoneziane për Menaxhimin e Katastrofave. Jug-lindja e arkipelagut indonezian është mbingarkuar në dy ditët e fundit nga cikloni tropikal Seroja, i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu, përmbytje.

Vetëm 1 pikë larg kreut, Barcelona nis dhe ëndërron për titullin

6 fitore me radhë dhe vendi i parë që tashmë është vetëm një pikë larg. Barcelona është më kërcënuese se kurrë ndaj Atletico Madrid këtë sezon ndërsa ka ngushtuar ndjeshëm diferencat me kreun dhe tanimë kërkon edhe parakalimin në renditje. Katalanasit fituan në “frymën” e fundit një ndeshje shumë të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Valladolid, në garën për titull. Në minutën e 90, Osmani Dembele u gjend i vetëm në zonë dhe fluturimthi, dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë 3 pikët skuadrës. Kur kanë mbetur edhe 9 javë për tu luajtur në Spanjë, Atletico kryeson me 66 pikë, ndjek Barca me 65 ndërsa Reali i Madridit vjen pas në vendin e tretë me 63 pikë.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Synojmë të marrim 5 mandate në qarkun e Beratit
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Rikthimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat