Çerekfinalet e Champions League, Manchester City përballet me Borusia Dortmund, Real Madrid për hakmarrje ndaj Liverpool

Untitled collage 2021 04 06T080946.113 1100x620

Champions League do të tregojë sot, sinjalet e para për skuadrat që kanë ndërmend që t’i shkojnë deri në fund këtij turneu.

Një prej tyre, është padiskutim Manchester City, një prej ekipeve më të frikshme të këtij sezoni, skuadra që në Angli, edhe pse duhen edhe 8 javë deri në fund të kampionatit, kryeson me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Ekipi i Pep Guardiolës sfidohet nga Borusia Dortmund, gjermanët që nuk gëzojnë formën e tyre më të mirë pasi vijnë nga dy rezultate negative të njëpasnjëshme në kampionatin gjerman.

Bilanci me skuadrat angleze është negativ për gjermanët megjithatë Dortmund është një prej skuadrave që ka shënuar të paktën një gol në 20 ndeshjet e fundit të luajtura jashtë, dhe në këtë fazë të Champions ky faktor është determimues.

Përballë janë edhe Real Madrid dhe Liverpool, finalja 3 viteve më parë. Asnjë prej të dyja skuadrave nuk ka bërë sezonin e duhur por megjithatë javët e fundit, si spanjollët ashtu edhe anglezët kanë gjetur formën duke u rikthyer të fitoret.

Skuadra e Jurgen Klop ka hesape për të larë, dhe më shumë se kushdo te të kuqtë,është Mohamed Salah që kërkon hakmarrje për finalen e vitit 2018 ku nuk mundi të luajë më shumë se 30 minuta pas dëmtimit që iu shkaktua nga Serxho Ramos.

Pikërisht kapiteni i madrilenëve do të mungojë sot teksa prej dëmtimit nuk ështëgrumbulluar nga trajneri Zidane.