Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dybala-n nuk e bindin 7,3 milionë euro në një vit

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 11:35 | Futboll
Dybala-n nuk e bindin 7,3 milionë euro në një vit

Juventus mbetet i pasigurt për të ardhmen e Paulo Dybala, pasi të dyja palët nuk kanë biseduar ende rreth rinovimit të kontratës, e cila skadon në 2022.

“Zonja e vjetër” mund ta shesë këtë verë sulmuesin në qoftë se nuk bie dakord me kushtet e Dybalas. Klubi i Serie A i ka ofruar 10 milionë euro për sezon plus bonuse, por ata e kanë informuar më vonë që kjo ofertë ka skaduar.

Oferta e re nga Juventus është 7,3 milionë euro në vit, e njëjta ofertë që Dybala ka. Bisedimet filluan disa muaj më parë ku përfaqësuesit e argjentinasit kërkuan një pagë prej 15 milionë euro në sezon.

Nëse Juventusi nuk arrin një marrëveshje me Dybalan, klubi mund të kërkojë një mënyrë për të përfituar nga lojtari këtë verë.

Argjentinasi firmosi me “Zonjën e vjetër” në vitin 2015 nga Palermo për 30 milionë euro. Shkak i dëmtimeve të shumta, ai regjistron këtë sezon 16 ndeshje të luajtura duke shënuar vetëm 3 gola dhe 2 asist.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani