Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fushata në kohë Covidi, ekspertët: Votuesit të orientuar drejt liderit

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 10:29 | Politikë
Fushata në kohë Covidi, ekspertët: Votuesit të orientuar

Pandemia Covid 19 ndër të tjera ka kushtëzuar edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.  Eksperti i komunikimit Ramadan Çipuri në një intervistë për A2 u shpreh se  këtë vit, pavarësisht se takimet elektorale me grumbullime njerëzish nuk kanë munguar, fushata po zhvillohet në formate të tjera. Sipas tij është e vërtetë që ka ndryshuar forma, por përmbajtja vijon të mbetet e njëjtë. 

“Militantët që dikur i shihnim nëpër mitingje, tashmë i kemi duke komentuar dhe bërë share online’, tregon pedagogu Ramadan Çipuri.

Për pedagogen e komunikimit Eva Londo kjo fushatë elektorale karakterizohet nga 2 kahe të ndryshme.

“Nga njëra anë kemi një parti politike që ka një program nga ana tjetër kemi një parti politike pa program”, shprehet Eva Londo.

Eva Londo thotë se eksperienca ka treguar që mungesa e një programi qeverisës jo domosdoshmërish është një disavantazh.

“Në zgjedhjet e 2017  nuk pati program. Njerëzit janë të orientuar kryesisht tek lideri”, shton Londo.

Një tjetër detaj i kësaj fushate është gjuha e ashpër, një formë që sipas ekspertëve deri tani ka rezultuar efikase. 

“Kjo është tipike për Ramën pasi e ka bërë edhe në të shkuarën.  Eksperienca ka treguar që me afrimin e datës së zgjedhjeve palët harrojnë premtimet dhe programet dhe ashpërsojnë gjuhën ndaj kundërshtarit”, shtoi Çipuri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë