Kosto e arbitrazhit, shteti shqiptar nuk po nxjerr asnjë mësim

Shteti shqiptar nuk po arrin të nxjerrë mësimet e duhura nga historia tashmë e përsëritur e arbitrazheve ndërkombëtare.

Ekspertët për ekonominë Vjoldi Danaj dhe Majlind Lazimi deklarojnë se qeveria nuk i ka as sot kapacitetet e duhura për të lidhur kontrata favorizuese me investitorët, me mangësi të mëdha që në hartimin e kontratës, e deri tek monitorimi dhe gjetja e një zgjidhjeje që përpara se t’i drejtohemi gjykatave.

Ekspertët e shohin me shqetësim faturën në rritje të arbitrazhit, që mund të shkojë deri në mbi 400 milionë euro. Sipas tyre, ky është një borxh i fshehur, i vështirë për t’u paguar, që do të rëndojë mbi borxhin publik dhe do të vjedhë fonde nga sektorët prioritarë si arsimi apo shëndetësia.