Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha në Tiranë: Administrata të votojë ndryshimin pasi do të punojnë pa presion

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 16:32 | Politikë
Basha në Tiranë: Administrata të votojë ndryshimin pasi do

Gjatë një takimi me gratë e njësisë numër 3 në Tiranë kreu i partisë demokratike Lulzim Basha ka ftuar administratën publike të votojë ndryshimin pasi sipas tij kjo do të jetë e vetmja mënyrë që ata ti shërbejnë qytetarëve  pa ndikime politike. Takimet i vijoi me pensionistë e biznese teksa u premtoi mbështetje financiare.

“Administrata është degraduar dhe degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme. Unë e di që ka shumë në administratë të cilët duan të shërbejnë, por që e gjejnë të pamundur të shërbejnë me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri. Atyre ju drejtohem dhe ju them që 25 prilli është dita për t’u ndarë nga vargoj që ju detyrojnë të ulni kokën, që ju detyrojnë të shkelni mbi etikën dhe moralin tuaj, për të mbajtur një vend pune për të mbajtur bukën e fëmijëve. Administrata publike do të jetë krenaria e shoqërisë. Ndaj, të gjithë ata që duan të shërbejnë me dinjitet, që kanë aftësitë, kanë përgatitjen dhe kanë përkushtimin për të zbatuar ligjin dhe për t’i shërbyer qytetarëve më 25 prill do të çlirohen duke votuar për Partinë Demokratike. Sikundër dua t’ju them ju personalisht dhe të rejave dhe të rinjve të tjerë që ju më thatë që keni tre diploma. Kam takuar një vajzë që kishte dy diploma dhe rrinte te dera e një dyqani bosh në qendër të Lezhës që Shqipëria nuk e ka luksin t’ju lërë pa punë. Ndaj dhe prioritet i rekrutimit në administratë do të jetë që të sjellim pikërisht bijtë e bijat e shqiptarëve që duan dhe do ti shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të tyre duke zbatuar ligjin. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë edhe një kriter për tu afruar me Europën. Se ju e dini garancia e vetme që të përmirësohet jeta në Shqipëri është të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe një nga kriteret kryesore është të kemi një administratë publike profesionale”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë