Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Laporta apo Pep? Të dyja palët në pritje të Messi-t

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 13:37 | Futboll
Laporta apo Pep? Të dyja palët në pritje të Messi-t

Barcelona është e vendosur që Lionel Messi të qëndrojë në klub përtej fundit të këtij sezoni. Kontrata e tij skadon mbas 85 ditësh, por Manchester City është i gatshëm të ofrojë një mundësi alternative për argjentinasin.

“Citizens” ishin shumë të interesuar për të bërë një lëvizje për “pleshtin” vitin e kaluar, pasi ai njoftoi se dëshironte të largohej nga Barcelona, por presidenti i atëhershëm, Josep Maria Bartomeu, vuri në dukje klauzolën e tij të lirimit prej 700 milionë euro, e cila ndaloi menjëherë bisedimet.

Messi nuk ishte i gatshëm për të bërë “luftë” me Bartomeun për këtë çështje, ndërsa City ishte i gatshëm të paguante një tarifë midis 50 dhe 70 milionë euro, duke pasur parasysh që kontrata e 33-vjeçarit kishte vetëm një vit për të vazhduar.

Pep Guardiola mbetet shumë i interesuar të ribashkohet me Messi-n, por City nuk do të bëjë asnjë lëvizje deri në momenti që ai do të bëjë të qartë se dëshiron të largohet nga Blaugranasit. Një vendim që nuk është marrë ende nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë