Matthew Palmer “vizitë virtuale” në Shqipëri, në fokus zgjedhjet dhe reforma në drejtësi

Palmer A2 Bruksel 1100x620

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Zyrtari i lartë Palmer do të bisedojë me krerët më të lartë të shtetit për zgjedhjet e 25 prillit dhe ecurinë e reformës në drejtësi.

“Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan ambasada.