Pandemia koronavirus, Koreja e Veriut anulon pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios

TOKYO 2020 RRATHET OLIMPIKE frame 580 1100x620

Koreja e Veriut ka njoftuar se, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, që do të mbahen këtë verë.

Në një mbledhje urgjente, Komiteti Olimpik i Koresë së Veriut vendosi të mos jetë i pranishëm në Olimpiadën e 32-të për të mbrojtur atletët nga kriza humanitare e shkaktuar nga Covid-19.

Lojërat Olimpike të Tokios ishin parashikuar të mbaheshin verën e kaluar, por për shkak të pandemisë ato u shtynë me një vit.

Së fundmi, organizatorët dhe autoritetet vendosën që ato të mbahen vetëm me spektatorë vendas dhe të mos lejojnë të huaj në shkallët e stadiumeve.