Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, ashpërsohen masat dhe vendoset orë policore

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 10:36 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, ashpërsohen masat dhe vendoset

Maqedonia e Veriut vendosi në zbatim masa më të forta për luftimin e përhapjes së Covid-19. Nga sot, ora policore do të nisë nga 20:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Nga ashpërsimi I kufizimeve do të mbyllen të gjithë objektet e hotelerisë si dhe pikat e basteve. Ndalohet grumbullimi I njerëzve, organizimi dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, kurse dhe konferenca.

 Gjithashtu janë mbyllur palestrat, sallat sportive dhe ato për ushtrime të ndryshme. Qeveria e Shkupit arsyetoi vendimin për ashpërsimin e kufizimeve duke thënë se situata në spitalet e vendit është shumë e rëndë.

Vendimi vjen para festave në mënyrë që Pashkët ortodokse dhe Bajrami të kremtohen pa kufizime. Masat e reja do të mbesin në fuqi deri më 20 prill dhe më pas do të rishikohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë