Plagosën 32-vjeçarin me thikë, pranga dy personave

policia naten 1100x620

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga dy persona, të shpallur në kërkim për vrasje me dashje, e mbetur në tentativë.

Të arrestuarit, G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me thikë më 4 prill shtetasin E.K. 32 vjeç, pas një sherri.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga sulmi i dy të arrestuarve.