“Presidenti mungon”, Hoxhaj i PDK tregon arsyet pse nuk mori pjesë në inaugurim

MB PDK AKUZAT frame 557 1100x620

Partia Demokratike e Kosovës vijon të kundërshtojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Enver Hoxhaj, sqaroi arsyet pse nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit me anë të një statusi në Facebook. Ai përsërit se Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake.

“Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokrate”, shkruan kreu i PDK-së.

Gjithashtu kritikoi Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se kanë ngritur karrierën e tyre politike duke fyer themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë”, nënvizon Hoxhaj.