Rama paralajmëron mësuesit e infermierët: Të mbrojnë pozicionin e tyre me votë, që mos shkojë në drejtim të paditur

rama 28 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mësuesit dhe infermierët që të mbrojnë pozicionin e tyre me votë që të mos përfundojnë në drejtim të paditur. Në një bisedë gjatë rrugës Leskovik-  Përmet me Milva Ekonomin, e cila e informoi për situatën në qarkun e Durrësit, ai tha

Milva Ekonomi: “Isha në Krujë dhe situata duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek të rinjtë që kanë hyrë në punë përmes portaleve tona “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, u shpreh Milva Ekonomi.

Rama: “Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë, edhe puna e tyre se e fillojnë prapë ata se nuk dinë gjë tjetër”.

Po kështu Ekonomi e informoi kryeministrin edhe për situatën dhe Thumanë dhe procesin e rindërtimit, ndërsa sa i takon Durrësit Ekonomi tha se ka padurim për rindërtimin në këtë qytet.

“Durrësi ka edhe volumet më të mëdha me pallate e apartamente në Durrës jemi përqendruar ne, po ku t’i çojmë më përpara edhe pak duhet dhe do ta kenë edhe ata dhe të mos lëkunden se me ata të tjerët nuk ka rindërtim dhe vaksinim”

Sa i takon vaksinimit Rama këtë javë do ta ulim fashën e vaksinimit, ndërsa nuk kurseu akzuat për kundërshtarët.

“Këtë javë do ta ulim fashën dhe duhet të punojnë intensivisht pavarësisht se ata malukatët na sabotojnë infektimin, por do Zoti nuk na çojnë në situata si Mal të Zi e Kosovë.

Më herët kryeministri Edi Rama vizitoi edhe  gjimnazin “Petro Nini Luarasi” të sapo rikonstruktuar në Kolonjë. Si edhe edhe përfundimin kantiereve të Rilindjes Urbane, të cilat shtrihen në lagjet e qytetit, rikualifikimin urban të hapësirave publike, veshja me sistemin kapot të pallateve dhe rehabilitimin e fasadave.