Rikthimi në auditore, Kolegji në SHBA vendos kusht vaksinimin ndaj Covid-19

Pandemia ka hequr shumë pjesë sociale të kolegjit. Në pjesën më të madhe gjatë vitit të kaluar, shkollat kanë zhvilluar mësimdhënien në mënyrë virtuale. Tani vaksinat ofrojnë një mundësi për të kthyer metodën normale, që njihnim përpara pandemisë.

 “E rëndësishme është që sa më shumë studentë të vaksinohen, aq më shumë shanse kemi për një semestër normal.”, deklaron presidenti i Kolegjit, Tom Stritikus.

Mbi 280 mijë studentë shkojnë në kolegj në Kolorado. Çdo shkollë ka rregullat e veta, kur vjen puna në marrjen e vaksinës.

Vetëm një shkollë në këtë shtet ka bërë me detyrim që të gjithë studentët të vaksinohen përpara kthimit në kampus në vjeshtë. Gjithashtu janë të parët në SHBA që e bëjnë këtë. Bëhet fjalë për kolegjin Fort Lewis. Presidenti i shkollës thotë se është mundësia më e mirë përkthimin e sigurtë të studentëve në klasa.

“Studentët duhet të provojnë që janë vaksinuar, në mënyrë që të pranohen në klasa.”, deklaron Stritikus.

Presidenti Tom Stritikus thotë se detyrimi për marrjen e vaksinës anti-covid nuk është ndryshe nga ai për vaksinat e tjera. 70 për qind e klasave mbahen aktualisht në kampus. Ndërsa ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se detyrimi për marrjen e vaksinës nuk është i nevojshëm, pasi studentët do të shkojnë vetëvetiu në atë drejtim.

“Ka bashkëpunim më të mirë kur njerëzit ndihen sikur kanë të drejtë zgjedhje dhe kur kanë mundësi.”, shprehet Sarah Watamura, universiteti i Denver.