Shtyhen më tej masat, Kapshtica do të vijojë të qëndrojë e mbyllur

Kakavija dhe Kapshtica frame 0 1100x620

Autoritetet greke kanë njoftuar se për shkak të situatës nga pandemia vendosën të shtyjnë deri më 19 prill afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.