“Situata në Korçë është pothuajse në revoltë”, Salianji: PS rrezikon dhe mandatin e katërt

Kandidati i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk ka kryer asnjë investim dhe nuk ka realizuar asnjë projekt në Korçë në 8 vitet e fundit.

Pasi prezantoi angazhimet e partisë së tij kur të vij në pushtet si meritokraci në punësimet në administratë, rritje rrogash, pensionesh, Salianji u shpreh se PD do të marrë 6 mandate në Korçë, ndërsa PS rrezikon dhe mandatin e katërt.

“Ne premtojmë meritokraci në të gjitha punësimet në administratën publike, në të gjithë biznesin që është fokusuar në një apo dy duar, rritje pensionesh rritje pagash, punësim. Të paktën do të kujdesemi që të ketë nga një të punësuar për çdo familje, aty ku nuk ka mundësi ndihmën ekonomike do ta çojmë deri në 200 mijë lekë të vjetra. Kemi një program të drejtpërdrejt për fshatin dhe fermerët, shkatërrim të monopoleve, mbrojtje të prodhimit vendas.

Në këto zgjedhje do të fitojmë të marrim 6 mandate dhe PS e ka të vështirë të mbajë 4 mandate këtë ua thonë dhe sondazhet e tyre. Situata në Korçë është pothuajse në revoltë. Këto zgjedhjet nuk janë për PS apo për PD, për Lul Bashën apo Edi Ramën. Në këto zgjedhje shqiptarët votojnë gjithsecili për veten e tij, për të paguar më pak për t’iu kthyer më shumë dhe për të bërë të mundur që të rinjtë të rrinë në Shqipëri. Socialistët janë më të zhgënjyerit pasi nuk janë përfaqësuar nga PS”, u shpreh Salianji.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Synojmë të marrim 5 mandate në qarkun e Beratit
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Rikthimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat