Stephen Curry i “joshur” nga LeBron James, refuzon 156 milionë dollarë

Stephen Curry i “joshur” nga LeBron James 1100x620

Stephen Curry është pranë një transferimi te LA Lakers, duke bërë Golden State Warriors të përgatisë një ofertë të majme për të mbajtur lojtarin në skuadrën e tyre.

Mundësia për të luajtur në krah me LeBron James do të ishte joshëse për çdo lojtar dhe Warriors tani përballen me një betejë për të mbajtur 33-vjecarin.

LA Lakers janë duke përgatitur një lëvizje të madhe në vitin 2022 dhe kjo lëvizje mund të jetë Stephen Curry. Warriors zhvilluan bisedime mbi zgjatje të kontratës për tre sezone me vlerë 156 milionë dollarë, por vetë Curry i vendosi ato plane në “akull”.

“Ai mund të nënshkruaj një marrëveshje 4-vjeçare pas këtij sezoni,” tha presidenti i Warriors. Tani skuadra aktuale e Curry po konsideron t’i ofrojë lojtarit një zgjatje të kontratës nga 2022 për katër sezone me vlerë 216 milionë dollarë.

Një pagë prej 54 milionë dollarësh në sezon do ta bënte edhe një herë Stephen Curry lojtarin më të paguar në NBA.