Sulm përballë dhe në krah!

I 23-ti në listën e PS në Tiranë, Xhafaj: Isha i përgatitur. Kjo është sfida ime e re

Kandidati i PS-së për qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj e quajti sfidë të re pozicionimin në vend të 23-të në listën e socialistëve në këtë qark. Në studion e Absolut 4 ai tha se ishte i përgatitur për këtë renditje, pas miratimit të ligjit zgjedhor, që mundëson edhe një  konkurrim brenda llojit.

Numrin 23 nuk e mendova në fillim, por më është dukur i bukur dhe sinjifikativ i mbajtur nga shumë sportistë. Isha i përgatitur për numrin 23. Jam me eksperiencë në politikë për të kuptuar që ne kishim miratuar një ligj zgjedhor. Isha përgatitur se mendova, cili ishte efekti i këtyre zgjedhjeve në praktikë dhe isha i përgatitur jo vetëm për garën, por ishte mjaftueshëm që të kuptoja se ligji na mundësonte edhe një konkurrim brenda nesh”.

Xhafaj tregoi edhe për bisedën me drejtuesin e Tiranës Erion Veliaj, i cili e njohu me formulën që PS kishte ndjekur dhe i konfirmoi se ishte përtej vijës së zjarrit. (për më shumë)

Xhafaj: Tërmeti dhe pandemia u menaxhuan në mënyrën më të mirë të mundshme

Fatmir Xhafaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se “tërmeti dhe pandemia ishin sprovë e rëndësishme për mazhorancën”, të cilat, sipas tij, u menaxhuan “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Përgjegjësia e vetme e mazhorancës është reagimi dhe menaxhimi. Besoj që qytetarët janë të ndërgjegjësuar që këto sprova janë menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është e lehtë që brenda një mandati të përballohen sprova të tilla. Këto dy fatkeqësi të mëdha kanë marrë energjitë kryesore të qeverisjes gjatë këtij mandati, por kjo nuk do të thotë se mazhoranca ka lënë pas dore angazhimet e saj. Kanë vijuar reforma të rëndësishme në energji, infrastrukturë dhe drejtësi”, deklaroi Xhafaj. (për më shumë)

Krimi zgjedhor, Xhafaj: Qytetarët të bëhen barrikadë. Nuk do të jetë e lehtë për zgjedhje të lira. Përgjegjësi e forcave politike

“Nuk do të jetë e lehtë, por është përgjegjësi e partive politike që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe brenda standardeve demokratike në respekt të qytetarëve. Kështu u përgjigj kandidati socialist për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit Fatmir Xhafaj në studion e Absolut 4, duke komentuar deklaratat e zv.ndihmës Sekretarit Amerikan Matthew Palmer për zgjedhjet në Shqipëri, pas takimeve me liderët politikë në vend.

Xhafaj thekson se qytetarët kanë shansin të votojnë për subjektin dhe kandidatin që dëshirojnë, pasi ky sistem zgjedhor u mundëson liri më të madhe zgjedhjeje. (për më shumë)

Xhafaj: Deputet mund të të bëjnë, socialist duhet të bëhesh

Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, theksoi se në një parti është e rëndësishme “kombinimi i gjeneratave”.

“PS-ja ka pasur historikisht kombinim të mirë gjeneratash. Të treja gjeneratat janë brenda në këtë ekip. Ka njerëz me shumë eksperiencë, edhe me kontribute të spikatura dhe disa që sapo kanë hyrë për t’u bërë pjesë e politikës. Ndoshta, me kalimin e kohës, edhe pjesë me zemër e Partisë Socialiste. Deputet të bëjnë, por socialist duhet të bëhesh”, deklaroi Xhafaj.

(për më shumë)

Fleta e votimit me numra, Rushaj: Përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, e shikon si përpjekje të fundit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur listat, fletën e votimit me numra dhe jo me emra kandidatësh. I ftuar në Absolut 4 ai tha se Rama ka turp ka listat e kandidatëve socialistë dhe po përdor këtë truk të fundit për të fshehur emrat e tyre.

“Zgjedhja me fletën e votimit ishte përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat. Ai ka turp nga emrat që ka në listë dhe po mundohet të bëjë një truk të fundit magjik. Lista e PS është vetëm një. Është Rama dhe kaq, të tjerët janë numra. Ne kemi insistuar që të jemi me emra ndërkohë që është fryma që u tha dhe hapja e listave nuk mund të ndodhë pa emra. Rama i mbylli se në fund ai i komandon”. (për më shumë)

Rushaj: Programi i PD dhe dështimi i Ramës, pikat e forta për fitoren tonë në zgjedhje

Programi demokrat dhe dështimi i Ramës në këto 8 vite qeverisje janë pikat e forta me të cilat koalicioni opozitar synon të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Këtë konfirmoi në studion e Absolut 4 drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj. Sipas tij Rama nuk ka asnjë program dhe sulmon opozitën, ndërkohë që ka dëshmuar dështimin në këto vite qeverisjeje.

“Ata nuk kanë program fare përveç se merren me ne dhe programin tonë. Dikush që nuk ka bërë diçka për 8 vite nuk do e bëjë as për 4 as për 8 vite. Fakti që Rama në 2013 propozoi shumë gjëra dhe nuk bëri asgjë”.

Rushaj thekson se në qendër të politikave të PD-së është familja. Sipas tij janë detajuar pikat e programit në fletëpalosje për çdo kategori. (për më shumë)