Sulmohet burgu, mbi 1800 të dënuar në arrati

Më shumë se 1800 të dënuar u arratisën nga një burg në Nigeri pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën.

Agresorët hynë në oborrin e burgun në qytetin Owerri pasi përdorën lëndë shpërthyese për të çarë rrethimin. 6 të dënuar u rikthyen ndërsa, 35 të tjerë refuzuan të largoheshin.

Policia akuzon grupin separatist Populli Indigjen i Bifrës për sulmin, i cili mohon të jetë përfshirë në ngjarje. Shërbimi Penitenciar në Nigeri konfirmon se nga burgu janë larguar 1844 të dënuar për krime të ndryshme.

Personat e armatosur mbërritën me kamionë dhe autobusë në ambientet e burgut dhe përdorën granata, mitralozë dhe eksplozivë për të çarë rrethimin.