Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

"Vaksina ka shkaktuar vdekje", Rama iu përgjigjet akuzave

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 10:13 | Politikë
"Vaksina ka shkaktuar vdekje", Rama iu përgjigjet akuzave

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Korçë. Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar, ndërkohë që procesi vazhdon intensivisht në të gjithë vendin.

“Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në Korçë.  Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore vijon po i njëjti proces”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se mbrëmë kanë mbërritur 7020 doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që njoftoi se, sipas kontratës së qeverisë me kompaninë, deri në 20 prill priten mbi 22 mijë doza të tjera vaksinash.

Ndërkaq Rama komentoi edhe akuzat se vaksina ka shkaktuar vdekje. Kreu i qeverisë u shpreh se vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera pasi nuk është ilaç magjik.

“Vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me AstraZenekan vazhdon kudo.”, shprehet Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani