Vetëm 1 pikë larg kreut, Barcelona nis dhe ëndërron për titullin

1 21 1100x620

6 fitore me rradhë dhe vendi i parë që tashmë është vetëm një pikë larg. Barcelona është më kërcënuese se kurrë ndaj Atletico Madrid këtë sezon ndërsa ka ngushtuar ndjeshëm diferencat me kreun dhe tanimë kërkon edhe parakalimin në renditje.

Katalanasit fituan në “frymën” e fundit një ndeshje shumë të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Valladolid, në garën për titull.

Në minutën e 90, Osmani Dembele u gjend i vetëm në zonë dhe fluturimthi, dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë 3 pikët skuadrës.

Kur kanë mbetur edhe 9 javë për tu luajtur në Spanjë, Atletico kryeson me 66 pikë, ndjek Barca me 65 ndërsa Reali i Madridit vjen pas në vendin e tretë me 63 pikë.