Vinicius, heroi i Realit. Foden i jep fitoren City-t në fund

real madrid 1100x620

Vinicius Junior, me një dygolësh, ishte heroi i Real Madrid në ndeshjen e fituar 3-1 ndaj Liverpool, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Sulmuesi brazilian zhbllokoi rezultatin në minutën e 27, ndërkohë që Asensio dyfishoi në minutën e 36, pas një gabimi të mbrojtjes së “The Reds”.

Në fillimin e pjesës së dytë, Salah kthen në lojë ekipin e Jurgen Klopp, por, sërish Vinicius Junior kthen avantazhin e dyfishtë për Realin, pas një pasimi të Modric (65’).

Ndërkohë, Manchester City fitoi vetëm në minutën e fundit të takimit ndaj Borussia Dortmund. Ekipi i Guardiolës shënoi në minutën e 19 golin e parë, me anë të De Bruyne.

Por, në minutën e 84-t erdhi barazimi i papritur i miqve, me gjermanin Reus. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me një barazim surprizë, Foden shënon golin e fitores, pas një pasimi të Gundogan, në minutën e 90 të takimit.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte