Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, Hydajet Mehmeti mbetet në burg: Isha drejtues i automjetit

ritvan ramazani vrasje shkoder masa e sigurise 1100x620

Arrest me burg ka dhënë gjykata e Shkodrës për Hydajet Mehmetin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Ai nuk ka pranuar që të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.

Avokati ka kërkuar arrest shtëpie për shkak se ka qenë thjeshte drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes.