Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca: Kemi besim te institucionet, partitë të përqendrohen në programet e tyre

29 MAJ RAMA SORECA frame 362 1100x620

Partitë dhe kandidatët duhet të përqendrohen në programet e tyre dhe reformat për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Është ky mesazhi i shpërndarë mbrëmë në rrjete sociale nga ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kjo thirrje vjen pas thirrjes së asaj të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cilikërkoi nga subjektet politike dhe aktorët e tjerë që të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira të ndershme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ne pajtohemi me Celibashin. Kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ”, shkroi Soreca.