Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Zoti i Unazave”, gjendet versioni “komunist”, i xhiruar në Rusinë e vitit ‘91

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 23:16 | Showbiz
“Zoti i Unazave”, gjendet versioni “komunist”, i xhiruar

Zoti i Unazave jo vetëm është kryevepra letrare e britanikut John Ronald Reuel Tolkien, por u shndërrua në një nga trilogjitë më të suksesshme të kinematografisë bashkëkohore, duke fituar në total 17 çmime Oskar.

Por me sa duket, aventurat e protagonistit Frodo dhe miqve të tij, nuk kanë qenë të realizuara për herë të parë nga regjisori Peter Jackson. Madje, filmi i parë që zbulon aventurat në Tokën e Ndërmjetme vjen nga një kontekst tejet i papritur. Bëhet fjalë për Rusinë e fillimit të viteve ’90, kur vendi sapo kishte përjetuar rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.

https://www.youtube.com/watch?v=oLevCLNnLmg
Versioni rus

Vite të vështira për ekonominë atij vendi por me sa duket jo për krijimtarinë artistike.  Filmi quhet “Khraniteli” dhe u projektua për herë të parë në vitin 1991, të paktën një dekadë përpara versionit hollivudian.

Filmi mendohej i humbur në trazirat e atyre viteve, por u transmetua sërish ditët e fundit nga televizioni 5Tv në kanalin e tij në Youtube, duke gjeneruar menjëherë qindra mijëra shikues nostalgjikë.  

https://www.youtube.com/watch?v=aStYWD25fAQ
Versioni i Peter Jackson

Padyshim, efektet speciale nuk i afrohen në asnjë mënyrë veprës së Jackson, dhe dialogët e ngjasojnë më shumë me një pjesë teatrale sesa me një  film të mirëfilltë, por kjo nuk ka penguar Zotin e Unazave rus të shndërrohet menjëherë në vepër kult.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë