14 vdekje nga koronavirusi në Kosovë

covid kosova 1100x620

Kosova ka raportuar 685 raste pozitive me koronavirus nga 4742 testime të kryera në 24 orët e fundit. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 194 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar po ashtu 14 vdekje për një total prej 1948 fatalitetesh.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 95 mijë kurse i atyre aktive 13 903.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej afro 80 mijë raste.